KRYEFAQJA » LAJME » Bota » ABC anullon komedinë e Rozena Barr

ABC anullon komedinë e Rozena Barr

Rrjeti televiziv ABC anulloi komedinë televizive të aktores, shkrimtares dhe producentes Rozena Barr, pasi ajo publikoi një postim racist në tuiter ku e krahasonte një ndihmëse të ish-presidentit Obama me majmun. Sipas ABC, deklarata e Rozenës në tuiter ishte kundër vlerave të rrjetit televiziv. Rozena Barr pati shkruar në tuiter se Valeri Xharet, dikur ndihmëse e ish-presidentit Barak Obama, ishte fëmijë i vëllazërisë muslimane dhe filmit të Planetit të Majmunëve. Komediania e fshiu postimin mbrëmjen e së hënës dhe tha se po largohej nga tuiter, por më pas postoi një sërë deklaratash ku u shpreh se ishte e lodhur nga sulmet. – I kërkojë falje Valeri Xharetit dhe të gjithë amerikanëve, – shkruajti Barr, duke shpjeguar se komentet e saj ishin thjesht një shaka. – Më vjen vërtetë keq se bëra shaka për politikat dhe pamjen e saj. Më falni për shakanë pa shije, – vijoi ajo. Valeri Xharret ka qenë një këshilltare e lartë e presidentit Barak Obama dhe kishte punuar me të që në fillimet e tij në politik. Ajo ka lindur në Iran nga prindër afro-amerikanë.

Sicred