KRYEFAQJA » LAJME » Abazaj dhe goli në ndeshjen me Partizanin
Abazaj dhe goli në ndeshjen me Partizanin

Abazaj dhe goli në ndeshjen me Partizanin

Thonë që çudia zgjat tri ditë. Por jehona e golit të realizuar nga Kristal Abazaj në ndeshjen me Partizanin po vazhdon ende. Për atë gol të bukur të shënuar nga sulmuesi i Luftëtarit po flasin të gjithë. Edhe vetë Abazaj është mjaft i lumtur për këtë. Luftëtari do të udhëtojë drejt Kukësit për të luajtur me skuadrën vendase. Gjirokastritët i pret një ndeshje e vështirë sepse kampionët në fuqi të vendit nuk e kanë luksin që të pranojnë një humbje në fushën e vet. Ndërsa Luftëtari do të kërkojë fitoren për të vazhduar rezultatet pozitive. Pas dy fitoreve duket se situata në kampin blu-zi është e mirë. Këtë e pranon e  edhe kapiteni i Luftëtarit Orjand Beqiri, duke pohuar se çdo gjë po ecën siç duhet.

Sicred