KRYEFAQJA » LAJME » A skadon sot afati për deklarimin e adresave? Po emigrantët?

A skadon sot afati për deklarimin e adresave? Po emigrantët?

Detyrimi për deklarimin e vendbanimit ka bërë që zyrat e gjendjes civile në vend të përballen me një fluks qytetarësh që kërkojnë të kryejnë proçedurën përkatëse. Edhe pse 28 korriku është afati final i deklarimit, akoma nuk dihet sesi do të veprohet sidomos në lidhje me emigrantët të cilët zakonisht kthehen në vendlindje në muajin gusht. Administratori i njësisë administrative 5 në Durrës, e sheh shtyrjen e afatit si një zgjidhje normale të këtij problemi. “Sot aplikohet gjoba, sipas urdhërit që është dhënë. Mund të shtyhet afati me rastin e ardhjes së emigrantëve. Nuk e di çdo bëhet më tej, kjo është pjesë e drejtorisë së përgjithshme e Drejtorisë së Gjendjes Civile. Ne mesa kemi mundur i kemi shpjeguar qytetarët dhe tani presim se çdo bëhet më tej” tha zoti Myslim Hasanaj. Por ka edhe nga ata qytetarë të cilët nuk kanë qenë të informuar për deklarimin e vendbanimit, sic është edhe rasti i një zonje në Korcë. “Nuk pranojnë sot, ka kaluar afati thonë. Në televizor kanë thënë deri me datë 28,ndërsa sot më thonë mua do paguash gjobën, skam me çfarë ta paguaj gjobën, ku ti gjej” shprehet e indinjuar qytetarja. Vetëm në dy javët e fundit, numri i kërkesave për deklarimin e vendbanimit në Fier ka kaluar shifrën e 2 mijë shtetasve. “Ktu vijnë më shumë nga zonat rurale drejt qytetit. Janë qytetarë që kanë marrë shtëpi dhe nuk kanë bërë aplikimin ku kanë qëndrën e banimit në fshat ndërkohë që jetojnë në qytet”. Ligji për gjendjen civile, i amenduar, parashikon aplikimin e një gjobe me vlerë 10 mijë lek të reja për shtetasit të cilët nuk e kryejnë këtë proçedurë deri në datën 28 korrik.

Sicred