KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » 9970 biznese në zinxhirin e TVSH-së

9970 biznese në zinxhirin e TVSH-së

Bizneset e vogla që nga 1 Prilli janë përfshirë në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar do të plotësojnë deklaratën e parë në 14 Korrik, dokument të cilin administrata tatimore po e përpilon të thjeshtuar. “Deklarata e tvsh-së për këtë kategori biznesi do të jetë shumë e thjeshtuar, nuk do të ketë të gjitha rubrikat që mbart apo që ka një deklaratë standarte e tvsh-së. Kjo për ti ardhur në ndihmë të gjithë tatimpaguesve gjatë këtij proçesi” tha drejtorja e përgjithshme e tatimeve Vasilika Vjero.

Ulja e pragut të tvsh-së nga 5 milionë lekë në 2 milionë shqetësoi dy institucionet më të rëndësishme financiare ndërkombëtare. FMN dhe BB e vlerësuan si barrë të shtuar për administratën tatimore, por drejtoresha e përgjithshme e tatimeve Vasilika Vjero thotë se administrata i ka kapacitetet dhe zgjerimi i skemës së tvsh-së nuk do të largoje vëmendjen nga biznesi i madh. “Ne kemi stafe të mjaftueshme qoftë në shërbimin e tatimpaguesve që ndjekin këtë proçes në territor por edhe staf të mjaftueshëm pranë strukturave tona kontrolluese . Pra qoftë burimet njerëzore edhe ato mbështetëse lejon të përpunoje 9000 apo 9900 deklarata të reja”. Nga 1 Prilli, 9970 subjekte janë përfshirë në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar.

Sicred