KRYEFAQJA » LAJME » Bota » 98 të vrarë nga sulmet ajrore në Siri
Në Goutan Lindore vazhdojnë luftimet

98 të vrarë nga sulmet ajrore në Siri

Dhjetëra civilë kanë humbur jetën nga bombardimet e qeverisë siriane në krahinën e Gutas Lindore që kontrollohet nga rebelët. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut. Të paktën 98 persona, mes të cilëve edhe 20 fëmijë, u vranë gjatë sulmeve ajrore të ndërmarra ditën e hënë. Një grup monitorues me seli në Britaninë e Madhe konfirmoi se rreth 470 persona janë plagosur dhe disa prej tyre janë në gjendje kritike për jetën. Duke kërkuar ndalimin e bombardimeve, një zyrtar i OKB-së tha se situata po dilte jashtë kontrollit. Të paktën 400 mijë persona jetojnë në Gutan Lindore, e cila është nën rrethim që nga viti 2013. Besohet se ushtria siriane po përgatitet për të ndërmarrë një ofensivë nga toka. Guta Lindore është edhe enklava e fundit e mbajtur nga opozita në afërsi të kryeqytetit Damask. Në fillim të këtij muaji, forcat e qeverisë siriane intensifikuan fushatën për ta rimarrë nën kontroll zonën, duke shkaktuar vdekjen e qindra personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve. Pas kësaj, u ra dakord për një armëpushimk, në mënyrë që civilët në zonën e konfliktit të furnizoheshin me ushqime dhe ilaçe të dërguara nga komuniteti ndërkombëtar.

Sicred