KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » 90 vjetori i Filip Gjergjit, themeluesit të koreografisë

90 vjetori i Filip Gjergjit, themeluesit të koreografisë

Në Shkodër ka lindur piktura, mori udhe filatelia, në Shkodër u kompozua opera e parë shqiptare, por po në Shkodër për herë të parë u soll baleti në Shqipëri. E për këtë të fundit gjithçka i dedikohet artistit shumëdimensional, Filip Gjergjit, i cili sapo mbushi 90 vjeç.
“Unë ardha me kënaqësinë më të madhe për t’i uruar 90 vjetorin Filipit jo vetëm mikut, por mësuesit tim të parë. Filipi ishte një kërcimtar shumë i mirë, një regjisor, një shkrues i letrave, komedisë e të gjitha këtyre me radhë” tha Detin SULO Studiues Korografie.
“Ky përvjetor nuk duhet të kalonte kaq lehtë, ky përvjetor i takonte Shkodrës mbarë ka marrë kaq pak prej saj. Ky është multidimensional, mirënjohje shkodrane” tha dramaturgu Fadil KRAJA .
E në fakt kjo neglizhencë ndaj Filipit, krijuesit të Valles qytetare shkodrane dhe asaj së Malësisë së Madhe, ka kohë që ka nisur. Pas 10 vitesh pune në teatrin “ Migjeni” ai u flak në rrugë nga sistemi diklatorial. E pavarësisht kësaj si gjithë njerëzit e mëdhenj, Filip Gjergji mbetet falenderues për bashkëudhëtarët dhe nxënësit e tij :
“Është kënaqësia ime më e madhe është se kanë ardhë shokët e mi më të vjetër, më ka marrë malli për ta” u shpreh Koreografi i parë shkodran Filip GJERGJI.

Sicred