KRYEFAQJA » LAJME » 8 vatra zjarri janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në vend
11 vatra zjarri në 24 orë

8 vatra zjarri janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në vend

Situata e zjarreve vijon të jetë problematike në të gjithë vendin. Gjatë 24 orëve të fundit, deri paraditen e sotme, në të gjithë vendin janë shënuar 8 vatra zjarri në disa qarqe të vendit, të stimuluara edhe nga temperaturat e larta. Në qarqet Shkodër, Elbasan, Dibër, Vlorë e Gjirokastër kanë rënë zjarre që kanë përfshirë pyje e kullota. Në Dibër një zjarr i rënë në një pjesë më shkurre e ferra ka rrezikuar disa banesave në lagjen “Llixha” të Peshkopisë. Zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë dhe e kanë shuar zjarrin. Në Njësinë Administrative Pajovë, në Peqin. Zjarri dogji një sipërfaqe prej rreth 2 dynym me pyll pishe. Po ashtu në Malin e Babjes në Librazhd një zjarr I madh dogji një sipërfaqe të konsiderushme me pyll ahu. Zjarri i rënë pranë lagjes “Vullnetari” të qytetit Elbasan dogji ullinj të mocëm dhe një sipërfaqe të madhe me shkurre. Strukturat e Emergjencave Civile, Ushtrisë, policisë së Shtetit dhe Reinxhërsat e Zonave të mbrojtura janë në terren pranë zonave më të rrezikuara duke mbajtur nën kontroll situatën dhe duke shuar zjarret. Shumë operacione nga ajri me helikopter kanë bërë të mundur shuarjen e disa zjarreve të rëna në zona malore ku mjetet e zjarrëfikësasve e kanë patur të pamundur ndërhyrjen.

 

Sicred