KRYEFAQJA » LAJME » Bota » 8 të plagosur nga një sulm me thikë në Rusi
8 të plagosur nga një sulm me thikë në Rusi

8 të plagosur nga një sulm me thikë në Rusi

Sulmet me thikë duket se po kthehen në një modë të frikshme. Një burrë ka sulmuar këmbësorët me thikë në qytetin Surgut, në qendër të Rusisë duke plagosur 8 persona. Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjeksore dhe dy prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën. Ndërsa sulmuesi është qëlluar për vdekje nga një patrullë policore, që ka ardhur në vendngjarje pasi u njoftua nga dëshmitarët raporton Russia Today. Sipas Komisionit Hetimor të Rusisë, autori sulmoi me thikë kalimtarët duke i shkaktuar plagë 8 personave. Agresori nuk është identifikuar ende dhe policia po përpiqet të përcaktojë motivin e ngjarjes.
Surguti, 2100 kilometra në lindje të Moskës, është qyteti më i madh i rajonit autonom të Khanti-Mansi. Me një popullsi prej 350 000 mijë banorësh, ai është një qendër e rëndësishme e prodhimit të naftës e gazit në vend.

Sicred