KRYEFAQJA » LAJME » 8 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Romëve
8 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Romëve

8 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Romëve

Në ditën ndërkombëtare të romeve, organizatat që mbrojnë të drejtat e këtij komuniteti u kanë kërkuar institucioneve shtetërore me shumë koordinim dhe veprime konkrete për të zbatuar politikat mbështetëse ndaj tyre. Këtë vit, 8 prilli, dita ndërkombëtare e romëve, e gjen këtë komunitet si pakicë kombëtare të njohur ligjërisht, por sipas përfaqësuesve të këtij komuniteti, politikat mbështetëse ndaj tyre nuk zbatohen në nivel lokal. Shoqatat që mbrojnë të drejtat e komunitetit rom kërkojnë edhe ndryshime në ligjin kundër diskriminimit. Me rastin e ditës ndërkombëtare të romëve, studentët e degës së gjuhës shqipe dhe rome në universtitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan orgnizuan një veprimtari me fokus integrimin social të këtij komuniteti. Ndonëse në qytetin e Elbasanit janë integruar mbi 100 persona nga familjet rome, sipas kryetarit të shoqatës Roma Versitas Albania, Raxhi Rakipi ka ende për të bërë. Pedagogia e universitetit të Elbasanit, Teuta Toska tha se ky institucion është bërë një strehëzë arsimimi dhe kujdesjeje per studentet rome. 8 prilli u shpall dita ndërkombëtare e romëve në kongresin e parë të tyre, të mbajtur në Londer në 1971.

Sicred