KRYEFAQJA » LAJME » Bota » 8 marsi nëpër botë

8 marsi nëpër botë

8 Marsi nuk është vetëm një ditë feste, por një ditë proteste në të gjithë botën. Në shumë shtete shumë gra kanë vendosur të rikthehen në origjinën kesaj dite, të protestojnë. Shumë shërbime të trenave në Spanjë janë anuluar, pasi punëtorët kanë hyrë në grevë për të nxjerrë në pah pabarazitë gjinore. Treqind trena nuk do të operojnë sot, sipas Ministrise se Transportit. Greva 24-orëshe, e thirrur nga dhjetë sindikata, ka qenë temë e shumë debateve. Grupet feministe po ashtu kanë kërkuar nga gratë të mos shpenzojnë para sot dhe të mos i bëjnë punët e shtëpisë. Por, disa kanë dalë kundër grevës. Partia në pushtet ka thënë se aksioni është për “elitat feministe dhe jo për gratë me probleme të përditshme”. Ndersa Pakistani, Irani dhe vendet në Lindjen e Mesme janë mes rajoneve që ofrojnë pak mundësi punësimi për gratë, sipas Kombeve te Bashkuara. Raporti i Organizatës për Punë i OKB-së thotë se shkalla e papunësisë te gratë në Lindjen e Mesme është dy herë më e lartë se te burrat. Ne rang boteror rreth gjysma e grave punojnë, ndërsa vetëm 19 përqind e grave punojnë në Lindjen e Mesme dhe 28 përqind në Azinë Jugore, thuhet në raportin e OKB-së. Për herë të parë Dita Ndërkombëtare e Gruas u festua në 28 shkurt 1909 në New York kundër shfrytëzimit nga punëdhënësit të punëtoreve që paguheshin më pak edhe pse punonin më shumë se burrat, ditë që lindi kundër diskriminimit seksual dhe të drejtën për të votuar. Por zyrtarisht kjo ditë u shënua në 1914 në 8 mars. U zgjodh kjo ditë sepse ishte e dielë dhe gratë ishin pushim dhe kishin mundësi të merrnin pjesë në marshime. Sipas përcaktimit të dhënë nga Kombet e Bashkuara kjo është dita kur gratë vlerësohen për arritjet e tyre pa dallime kombësie, etnike, kulturore, gjuhësore, ekonomike apo politike.

Sicred