KRYEFAQJA » LAJME » 8 fëmijë në 1000 lindje preken nga problemet kardiopatike

8 fëmijë në 1000 lindje preken nga problemet kardiopatike

8 fëmijë në 1000 lindje të gjalla preken nga problemet kardiopatike në vendin tonë. Kardiologia pediatre në QSUT, Numilla Kuneshka thotë se rritja ka ardhur si pasojë e shtimit të mundësive diagnostikuese dhe atyre kirurgjikale por një faktor kyç mbetet lindja e femrave në moshë madhore dhe stili i tyre i jetesës. Incienca konsiderohet nga kardiologët pediatër e konsiderueshme, ndaj ka nevojë urgjente për ndërhyrje. Sipas drejtoreshës së Maternitetit Mbretëresha Geraldinë Eliona Demaliaj, ky spital do të bëhet pjesë e referimeve në Europë për trajtimin e problemeve kardiopatike. Shqipëria nuk ka një regjistër kombëtar të lindjeve premature dhe atyre me kardiopati. Konferenca e cila bëri bashkë neonate, kardiologë dhe obster gjinekologë, pritet të rrisë aftësitë e hershme diagnotikuese dhe trajtuese të këtyre problemeve me qëllim shpëtimin e jetëve të reja dhe rritjen e jetëgjatësisë së tyre.

Sicred