KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mianmar, 7 vite burg për dy gazetarë të Reuters

Mianmar, 7 vite burg për dy gazetarë të Reuters

Dy gazetarë të agjencisë së lajmeve Rojters në Mianmar janë dënuar me shtatë vjet burg, pasi u akuzuan se kishin shkelur një akt për sekrete shtetërore ndërsa po hetonin dhunën e ushtruar ndaj minoritetit Rohinxha. Në momentin e arrestimit, Ua Lun dhe Ko So U, shtetas të Mianmarit, posedonin dokumente zyrtare të cilat ua kishin dhënë oficerët e polcisë. Ata e deklaruan veten të pafajshëm, dhe thanë se ishin futur në kurth nga policia. Çështja konsiderohet si një test për lirinë e shtypit në Mianmar. “Nuk kam frikë. Nuk kam bërë asgjë të keqe. Besoj në drejtësi, liri dhe demokraci” tha Ua Lun, një nga gazetarët, pas dhënies së vendimit. Të dy gazetarët, të cilët kanë familje me fëmijë të vegjël, kanë qenë në paraburgim që kur u arrestuan në dhjetor të vitit të shkuar. “Sot është një ditë e trishtë për Mianmarin, gazetarët e Rojtersit dhe lirinë e shtypit kudo në botë” u shpreh kryeredaktori i agjencisë Rojter Stivën Adler.

Sicred