KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » 7 Marsi; Dita tradicionale e mësuesit
https://youtu.be/y3dPaX5LJUc

7 Marsi; Dita tradicionale e mësuesit

Nuk harrohet asnjëherë të festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit. Është festuar sot edhe në të gjitha shkollat e Tiranës. Nxënësit me tufa lulesh apo dhe dhurata për mësuesit kanë uruar dhe falenderuar edhe këtë vit, ata që i drejtojnë në udhën e dijes, mësuesit e tyre, të cilët si në asnjë ditë të vitit sot rrethohen me vëmendjen më të madhe nga nxënësit dhe jo vetëm nga ata. Nuk kanë munguar as prindërit e nxënësve apo gjyshërit, por festa më tepër është zhviluar brenda shkollave se sa në oborre për shkak të motit me shi. Edhe në rrjetet sociale shumë njerëz kanë falenderuar dhe uruar sot mësuesit e tyre, duke pohuar misionin fisnik e rëndësinë që ka arsimi për formimin e njeriut, e të një populli.

Sicred