KRYEFAQJA » LAJME » 7 Marsi -Dita e mësuesve të vjetër dhe të rinj
Festa e "7 Marsit" nga pikëpamja e dy mësuesve

7 Marsi -Dita e mësuesve të vjetër dhe të rinj

I ka kushtuar tërë jetën e tij numrave dhe është përpjekur që këtë dashuri të madhe ta trasmetojë edhe tek të rinjtë. Mësues Pirro, ashtu siç e thërrasin edhe nxënesit e tij, jep lëndën e matematikës prej 35 vitesh. E nisi punën në shkollën e mesme në Kolonjë, më pas u transferua në të tjera institucione arsimore në Divjakë,  Lushnjë dhe prej vitit 2009 ushtron profesionin e mësuesit në shkollën e mesme “Sami Frasheri” në Tiranë . Në prag të pensionit, e cilëson veten me fat, që i është dhënë shansi të punojë me fëmijë ku ka mundur të gëzohet dhe emocjonohet së bashku me ta. Vështirësia e lëndës e ka kategorizuar gjithmonë tek mësuesit autoritarë dhe të rreptë. Megjithate mësues Pirro sqaron se gjithmonë është përpjekur të jetë i drejtë, por nuk ka hezituar të tolerojë aty ku ka menduar se duhet bërë.

Ndërsa mësuese Vjola është e re në profesion . Ajo jep gjuhen Angleze prej 5 vitesh dhe na rrëfen që raporti që ka krijar me nxënësit është i veçantë. Por momentet e vështira nuk kanë munguar. Në gjithë vendin sot është festuar “7 Marsi”, “Dita e Mësuesit”, që përkon dhe i perkujton hapjen e shkollës së parë shqipe. Në këtë ditë të shënuar, mësuesit kanë marrë vëmendje nga nxënësit, por edhe ish-nxënësit, të cilët kanë uruar mësuesesit e tyre të fillores. Në të gjitha shkollat fëmijët kanë organizuar mini-koncerte për të kremtuar “Ditën e Mësuesit” edhe këtë vit.