KRYEFAQJA » LAJME » Bota » 63 viktima nga zjarret që kanë përfshirë Portugalinë Qëndrore

63 viktima nga zjarret që kanë përfshirë Portugalinë Qëndrore

Më shumë se 1,000 zjarrfikës vazhdojnë përpjekjet për të shuar zjarrin më vdekjeprurës në Portugali, i cili u ka marrë jetën deri tani 63 njerëzve. Më shumë se 70 vetë, përfshirë 13 zjarrfikës, janë dërguar në spital me djegie e vështirësi të frymëmarrje ndërkohë që zjarri vazhdon të digjet në rajonin qëndror Kastelo Branko, duke kërcënuar më tepër banesa e prona. Kryeministri Antonio Kosta, pasi vizitoi zonën e prekur rreth 200 kilometra në verilindje të Lisbonës, e quajti tragjedinë më të madhe njerëzore në Portugali në kujtesën e gjallë. Banorët janë të indinjuar me efikasitetin e zjarrfikësve dhe planifikimin e dobët strategjik në një vend ku zjarret në zonat e pyllëzuara shfaqen çdo vit. Të paktën gjysma e viktimave vdiqën në makinat e tyre, ndërsa përpiqeshin të iknin përgjatë një rruge lokale. Shumë trupa të tjerë u gjetën pranë rrugës pasi kishin braktisur automjetet në panik e sipër. Banorët kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për një peticion që kërkon hetim mbi dështimin nga ana e autoriteteve.

Sicred