KRYEFAQJA » LAJME » 63 milion euro për financimin e projektit për zhvillim të integruar urban dhe të turizmit

63 milion euro për financimin e projektit për zhvillim të integruar urban dhe të turizmit

Një hua prej 63 milion eurosh nga banka për rindërtim dhe zhvillim janë marrë nga shteti shqiptar për financimin e projektit për zhvillim të integruar urban dhe të turizmit. Ky projekt i paraqitur në komisionin e veprimtarisë prodhuese ka për qëllim uljen e varfërisë , rritjen ekonomike dhe nxitjen e konkurencës për zonat ku do të përqëndrohet që janë Gjirokastër , Sarandë , Përmet dhe Berat. Objektivat e projektit janë përmirësimi i infrastrukturës urbane , asete turistike dhe forcimi i kapaciteteve institucionale për zhvillimin e ekonomive lokale në jug të vendit.

Projekti i cili do të zbatohet për 5 vjet , 13 % të fondit total e ka për projektim , konsulencë dhe trajnime ndërsa pjesa tjetër prej 87 % është vlerë totale për investim.

Sicred