KRYEFAQJA » LAJME » 6 vatra zjarri në të gjithë vendin për 24 orë

6 vatra zjarri në të gjithë vendin për 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 6 vatra zjarri në qarqet Dibër , Shkodër , Fier , Gjirokastër , Lezhë , Elbasan. Në qarkun e Shkodrës vijon operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në fshatin Karmë të Pukës. Terreni malor e ka vështirësuar punën e zjarrfikësve. Në orët e para të mëngjesit janë rindezur disa vatra të vogla zjarri. Në fshatin Kolonjë Lushnje ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, pisha dhe ullinj. Nga flakët rrezikohej Manastiri i Ardenicës si dhe antenat e transmetimit të montuara në fshatin Kolonjë. Pas një pune të gjatë të zjarrfikësve dhe të mbështetur nga një helikopter zjarri është shuar. Nderkohe në fshatin Selckë Dropull ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Zjarri ka rrezikuar dhe banesat e fshatit. Për këtë është ndërhyrë me anë të helikopterit i cili ka shuar zjarrin. Gjithashtu vijon te jete aktiv zjarri i rënë disa ditë më parë në  sipërfaqen pyjore me shkurre dhe pisha në fshatin Skuraj, Kurbin vijon  të jetë aktiv. Shërbimi zjarrfikës ka punuar për të shuar flakët por për shkak të erës së fortë dhe terrenit të malor nuk kanë arritur ta izolojnë. Ditën e sotme helikopteri dhe disa forca ushtarake po punojnë të shuajnë zjarrin. Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 40 punonjës zjarrfikës, 5 automjete zjarrfikëse, 60 forca ushtarake, punonjës të Pyjores e të bashkive dhe vullnetarë, të mbështetur edhe nga helikopterë.

Sicred