KRYEFAQJA » LAJME » 550 Vjetori i Zojës së Shkodrës

550 Vjetori i Zojës së Shkodrës

 Prej 550 vitesh, besimtaret katolikë po mbajnë të gjallë bindjen në “mrekullinë” e shtegtimit të ikones së Zojës së Shkodres, nga një mur i kishës, drejt Gjenecanos në Itali. Në Konferencen Ipeshknove të Shqipërisë u hodh më shumë dritë mbi këtë histori e cila u vlerësua si një kolonë mbi të cilën është ngritur historia dhe lavdia e kishes katolike në Shqipëri: “Në rrethanat historike të krijuara zoja si kryezojë e kryeprijëse i priu hitorisë së persekutimit e detyrimit për tu larguar siç bani i pjesë e madhe e bijve emigruar si kundërpërgjigje e sfidës për të mos u asimilu e për të vazhdu traditen apostolike” tha Dom Artur Jaku Famulltari i Katedrales “Shën Shtjefni”. “Në këtë ngjarje historike mes legjendes dhe devocionit që megjithatë paraqitet si një mjet i dobishëm për rileximin e ngjarjeve politike, ushtarake dhe fetare të popullit tonë shqiptar” shprehu Angelo Massafra Arqipeshkv i Shkodres. Zoja e Shkodrës apo Zoja e Këshillit të Mirë, është një ikonë e Shën Marisë me Jezusin fëmijë. Kjo ikonë gjendej në kishën kushtuar Sh. Marisë në Shkodër. Sipas dëshmive të ndryshme të asaj kohe, thuhet se ikona braktisi kishën rrëzë kalasë së Rozafës me 25 prill 1467, pak para pushtimit të qytetit nga turqit, që kërcënonin çshenjtërimin e kishës, dhe mori rrugën fluturimthi duke kaluar detin drejt Italisë, e mbajtur nga dy engjëj. Kjo ngjarje u ndoq nga dy shtegtarë shqiptarë, Gjorgji dhe De Sclavisi.

Sicred