KRYEFAQJA » LAJME » Bota » 535 KG KANABIS NË BRIGJET ITALIANE

535 KG KANABIS NË BRIGJET ITALIANE

Një sasi prej 535 kilogramë drogë e llojit marijuanë është sekuestruar nga policia italiane në bordin e një gomoje duke çuar në pranga dy trafikantë shqiptarë. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për shtetasit me iniciale  D.G.46-vjeç i dhe  V.S 38-vjeç të dy nga Vlora.

Mediat italiane raportojne se lënda narkotike po tentohej te dergohej në bregun e Pulias nga Shqipëria në mes të ditës.

Operacioni u zhvillua në orët e para të ditës së sotme, ku gjatë patrullimit nga ajri është pikasur gomonia që po iu drejtohej brigjeve italiane. Autoritetet kanë vënë re një ngarkesë të dyshimtë në bord dhe kanë sinjalizuar forcat e Guardia Di Finanza të Barit, të cilët janë vënë në ndjekje. Skafistët shqiptarë kanë shtuar shpejtësinë në momentin që kanë kuptuar që po ndiqeshin, por e kanë pasur të pamundur të shpëtojnë.

Pasi janë neutralizuar nga policia italiane, në bordin e gomones u gjetën 26 pako me marijuanë.

Pas kapjes së gomones, autoritetet italiane nisën hetimet për të zbuluar më shumë detaje rreth origjinës së drogës, duke bashkëpunuar me Njësinë Kufitare të Guardia Di Finanza të stacionuar në Durrës dhe zyrën ndërlidhëse të Policisë Shqiptare në Itali.

Mediat italiane thonë se që nga fillimi i vitit 2018 janë konfiskuar 12 anije, me rreth 13 ton marijuanë dhe janë arrestuar 31 kontrabandistë e nga Guardia di Finanza në Puglia.

Sicred