KRYEFAQJA » LAJME » 50 organizata rinore “drejt” kuvendit

50 organizata rinore “drejt” kuvendit

50 organizata rinore që veprojnë në nivel kombëtar u bënë sërish bashkë për të kërkuar një të drejtë që edhe vendet e rajonit e kanë prej vitesh të konsoliduar: Një ligj për të rinjtë. Kjo nuk është hera e parë që ngrënë zërin për këtë gjë, por është e para herë që zëri i tyre dëgjohet prej institucioneve shtetërore. Ato çfarë kërkojnë t’u njihet me ligj përmes këtij ligji janë përgjigje për problematikat e mprehta të rinisë shqiptare sot. Aktualisht në fazë finale konsultimi drafti i ligjit për të rinjtë parashihet të dorëzohet në kuvend brenda Korrikut. Shpresojnë që përfaqësia politike në kuvend ta miratoje atë para zgjedhjeve të rradhës, në mënyrë që e drejta e votes të mos jetë e vetmja e drejtë që u njihet me ligj e u kërkohet nga vetë partitë me premtime në ajër.

Sicred