KRYEFAQJA » LAJME » Bota » 5 yjet dhe liga e veriut, figurat kyçe të politikës në Itali

5 yjet dhe liga e veriut, figurat kyçe të politikës në Itali

Liderët e dy partive anti-estabilishment në Itali, Luigi di Maio dhe Matteo Salvini, po thurin plane se si të marrin në dorë pushtetin pasi italianët i votuan në zgjedhjet e përgjithshme. Dikur dy figura të padëshiruara në politikën italiane, krerët e Lëvizjes 5 Yjet dhe Ligës së Veriut janë sot figurat kyçe të saj. Por cilët janë skenarët që mund të marrin jetë në vendin fqinj, kur asnjë prej partive nuk ka marrë shumicën për të qeverisur e vetme? E krijuar në vitin 2009 si një parti anti-politike, Lëvizjes 5 Yjet i duhet të gjejë partnerë për të formuar koalicionin qeverisës. Gjasat janë që ajo t’i shtrijë dorën qendrës së majtë dhe grupimeve më të vogla politike, por ekziston edhe mundësia që të bindë Ligën e Veriut si aleat të ri. Dy partitë ndajnë bindje të njëjta sa i takon euro-skepticizmit dhe një sërë çështjesh të brendshme. Kreu i 5 yjeve, Luigi di Maio tha se partia e tij është e hapur për të diskutar me të gjitha forcat politike. Sot për ne fillon Republika e Tretë, e cila do të jetë Republika e Italisë”, është shprehur ai. Luigi di Maio, politikani i ri italian, eshte vetem 32 vjeç. “5 Yjet” është një formacion politik i orientuar majtas, që u krijua 9 vite më parë nga komediani Beppe Grillo dhe që sot drejtohet nga Luigi di Maio. Kjo lëvizje ngrihet kundër elitës së vjetër politike dhe premton një politikë sociale. Ajo është skeptike ndaj BE dhe kritike ndaj pranimit të refugjatëve në Itali. Por edhe Liga e Veriut nuk parapëlqen të kënaqet me pak. Lideri i saj, Matteo Salvini insiston se grupimi i tij ka siguruar mazhorancën për të qeverisur vendin. Fuqia e Ligës është rritur se tepermi vitet e fundit. E themeluar në vitin 1991 me pretendimin për të shkëputur veriun nga pjesa tjetër e vendit, tani ajo synon ta qeverisë atë si një të tërë. Kryesisht Liga është rritur me sulme radikale ndaj rivalëve politikë dhe me kalimin nga sulmet ndaj italianëve të jugut tek ato ndaj emigrantëve, të cilët ka premtuar se do t’i dëbojë në masë.

Sicred