KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » 5 xhami monumente kulture do të restaurohen

5 xhami monumente kulture do të restaurohen

5 Monumente kulture të besimit islam do ti nënshtrohen ndërhyrjes restauruese së shpejti. Një marrëveshje bashkëpunimi e cila u nënshkrua të marten ndërmjet Ministrisë së Kulturës, dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, nga Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro dhe z. Skënder Bruçaj i ka hapur rrugën këtij proçesi. Kjo Marrëveshje Bashkëpunimi ka për qëllim koordinimin e punës, komunikimit dhe prezantimit të projekteve për ndërhyrje në 5 xhami monumente kulture Xhamisë Mbret Berat; Xhamisë se Beqareve Berat, Teqeja e Helvetive, Berat, Xhamisë Ethem Beut Tiranë, Xhamia e Pazarit”, Gjirokastrës” , mes Ministrisë dhe KMSH-së. Kjo kryhet në kuadër të projektit për ndërhyrje restauruese dhe rikonstruksioni të xhamive të sipërmendura financuar nga donatorët TIKA(Turkish Cooperation and Coordination Agency). Në këtë ceremoni u prezantuan dhe projektet e restaurimit hartuar nga Instituti Monumenteve të Kulturës.

(Visited 141 times, 1 visits today)