KRYEFAQJA » LAJME » 5 vatra zjarresh në të gjithë vendin
Shqipëria përfshihet nga zjarret

5 vatra zjarresh në të gjithë vendin

Gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 5 vatra zjarri në pyje e kullota në të gjithë vendin. Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin. Në Ndroq, pranë bashkisë Tiranë, një zjarr përfshiu një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte duke djegur 3 hektarë, tokë më shkurre dhe të mbjellë me ullinj. Ndërsa në Malin Babje, të Librazhdit është aktivizuar zjarri që ra disa ditë më parë në një pyll me ahishte duke ridjekur sërish një sipërfaqe prej 1 hektarësh me dru ahu. Një zjarr i rënë në Pyllin e Sodës në Vlorë, ka 30 forca ushtarake për të shuarjen e tij. Në ndihmë ka shkuar edhe një ekip zjarrfikës nga Lushnja, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve. të cilët kanë ndihmuar zjarrfikësit e shërbimit vendor të MZSH Vlorë për të shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e madhe me shkurre dhe disa pisha.

Sicred