KRYEFAQJA » LAJME » 5 shkolla të reja për Tiranen, zonat që përfitojnë

5 shkolla të reja për Tiranen, zonat që përfitojnë

Bashkimi i operatorëve AGI KONS; MET ENGENEERING dhe ZENIT & Co, do të ndërtojnë 5 shkolla të reja në Tiranë deri në vitin 2019. Ky bashkim operatorësh është shpallur fitues i kontrates konçesionare me fond limit afro 1 miliard e 940 milion lekë, të financuara nga Bashkia e Tiranes dhe Ministria e Arsimit. Ndërsa oferta e shpallur fituese është afro 1 miliard e 600 milion Lekë. Objektet arsimore parashikohen të ndërtohen 3 në njësinë administrative 11 dhe 2 në njësinë 9. Konçesionari duhet të ndërtoje dhe të vendos në punë 5 objektet arsimore brenda 18 muajsh nga nënshkrimi i kontrates. Ndërsa detyrimi ndaj tij do të shlyhet në harkun e 7 viteve me një interes vjetor 6.28% në vit. Po ashtu konçesionari duhet të garantoje edhe mirëmbajtjen e objekteve për 7 vite. Ndonëse këtë vit kryeqytetit ju shtuan 3 shkolla të reja, në disa insitucione arsimore vijon mësimi me dy turne.

Sicred