KRYEFAQJA » LAJME » 5 Maj, Basha : Të vazhdojmë betejën tonë për lirinë e kërcënuar nga diktatura dhe tirania e krimit
5 Maj, Basha : Të vazhdojmë betejën tonë për lirinë e kërcënuar nga diktatura dhe tirania e krimit

5 Maj, Basha : Të vazhdojmë betejën tonë për lirinë e kërcënuar nga diktatura dhe tirania e krimit

Kreu i opozitës Lulzom Basha ka bërë thirrje për të vazhduar atë që ai e ka quajtur “betejën tonë për lirinë e kërcënuar nga diktatura dhe tirania e krimit” ndërsa është zotuar se PD do të çojë në Parlament një ligj për ndalimin e simboleve të komunizmit. Deklaratate tij zoti Basha i bëri gjatë cermonisë së 5 majit në varrezat e Dëshmorëve të Kombit. “Sot është dita t’i kujtojmë njëri-tjetrit se liria fitohet dhe mbrohet çdo ditë. Se ditën që nuk luftojmë më për liri rrezikojmë ta humbim atë. Ndaj dhe thirrja ime sot është të vazhdojmë ditë për ditë betejën tonë për lirinë e kërcënuar nga diktatura dhe tirania e krimit, autokracia që shkel ligjin për interesa private dhe personale të pushtetit, liria nga tirania e varfërisë, korrupsionit që zhvat dhe shkatërron pasuritë e vendit” tha zoti Basha. Kreu i PD premtoi se është angazhuar të çoj në Parlament ligjin për ndalimin e simboleve të komunizmit, dekomunistizimin e Shqipërisë. “Kurrë më nuk do të pranojmë rikthimin e të shkuarës së përgjakshme dhe të dhimbshme për të cilën shqiptarët kanë paguar çmimin më të shtrenjtë në Europë dhe kjo do të nisë me ndalimin e simboleve të komunizmit dhe portretit të gjakatarit Enver Hoxha” tha zoti Basha.

Sicred