KRYEFAQJA » LAJME » Bota » 48 ish ushtarakë u dënuan nga një gjykatë e Argjentinës

48 ish ushtarakë u dënuan nga një gjykatë e Argjentinës

Dy ish oficerë të marinës argjentinase janë dënuar me burgim të përjetshëm për krime ndaj njerëzimit të kryera gjatë viteve 1976 dhe 1983. Kapitenët Alfredo Astiz dhe Horhe Eduarto Aakosta u shpallën fajtorë për vrasjen e qindrave kundërshtarëve politikë të regjimit ushtarak. Ata janë mes 54 personave që u gjykuan për krime të kryera në Shkollën Mekanike të Marinës, apo siç qyhet ndryshe Esma. Astiz, i njohur si ëngjëlli i vdekjes, refuzoi të kërkonte falje. – Organizatat e të drejtave të njeriut janë grupe hakmarrjeje dhe persekutimi. Nuk do të kërkoj asnjëherë falje, – u shpreh ai gjatë gjyqit. Si Astiz ashtu edhe Akosta, i cili njihej edhe me emrin Tigri, ishin dënuar me burg përjetë në vitin 2011 për akuza të tjera torturash, vrasjesh dhe zhdukjesh. Nga 54 personat që u gjykuan, 29 u dënuan me burgim të përjetshëm, 19 morën dënime që varionin nga tetë deri në 25 vjet burg, dhe gjashtë u shpallën të pafajshëm. Rreth 30 mijë persona u vranë në Argjentinë pasi junta ushtarake e drejtuar nga gjenerali Horhe Rafael Videla mori pushtetin në vitin 1976, duke u zotuar se do të eliminonte kërcënimin komunist në vend. Gjatë fushatës shtatëvjecare të terrirorit, aktivistët e krahut të majtë si dhe qytetarë të zakonshëm u arrestuan dhe u vranë në mënyrë të paligjshme. Ata çoheshin në qendra sekrete torturash dhe vrasjesh që ishin gritur nga ushtria gjatë asaj që u njoh me emrin Lufta e Pistë. Shkolla Mekanike e Marinës, e njohur me emrin Esma, ishte edhe qendra më e madhe sekrete e torturave. Rreth 5 mijë të burgosur u dërguan atje dhe 90 përqind e tyre nuk ia dolën të dilnin të gjallë. Disa ekzekutoheshin nga skuadra pushkatimi, ndërsa të tjerë hidheshin të gjallë në Oqeanin Atlanik.

Sicred