KRYEFAQJA » LAJME » 45 vjet nga revolta antikomuniste Burgut të Spaçit

45 vjet nga revolta antikomuniste Burgut të Spaçit

Burgu i Spaçit. Egzaktësisht në këto shkallë nisi zanifilla e një revolte të paramenduar, që kërkonte të këpuste telin me gjemba dhe zinxhirët e terrorit komunist, të vriste frikën duke ngritur një flamur pa yll dhe sifduar diktaturën më të egër në Europë, aty ku ajo mendonte se ndihej më e forët.

Për tre ditë më rradhë të burgosurit e Spaçit jetuan të lirë dhe pa simbolet e komunizmit, por diktatura mblodhi forcat dhe bëri përgjakjen e rradhës. Njazi Toska dhe Idriz Kaiku ku kujtojnë ditët e revoltës dhe shtypjen e saj.

Në këtë revoltë për herë të parë u shqiptua dhe thirrja që u bë lajtmotivi i lëvizjes demokratike pas viteve ’90–të “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Por ende pas 27 viteve demokraci këto njerëz janë të pakënaqur dhe zhgënjimi i ndjek pafundësisht. “Sot janë të gjithë komunistët në detyrë” thotë ish i burgosur Njazi Toska, “Të persekutuarit, pasardhësit e tyre nuk kanë asgjë” thotë ai.

Revolta e Spaçit ka tërhequr dhe tërheq edhe vëmendjen e të huajve dhe trupit diplomatik. Sakaq kreu i shtetit, Ilir Meta , në respekt të sakrificës së ish të burgosurve dhe guximit të tyre kërkon më shumë vëmëndje për ta.  “Vendi ynë duhet të vazhdojë trajtimin e së kaluarës me transparencë dhe drejtësi, për reabilitimin dhe integrimin e plotë të shtresës së ish të përndjekurve politikë” tha kreu i shtetit presidenti Ilir Meta. “Disidenca shqiptare meriton jo vetëm të kujtohet në ngjarje të veçanta si kjo e sotmja, por edhe të shkruhet e të plotësohet e gjithë historia e saj. Ngritja e një përmendoreje në kujtim të disidencës, viktimave të pafajshëm të diktaturës, vuajtjeve dhe përpjekjeve të tyre është një detyrim i të gjithë shoqërisë ashtu sikurse është edhe obligim gjetja dhe nderimi i të gjithë eshtrave të të vrarëve e të zhdukurve gjatë kësaj periudhe” tha zoti Meta.

Revolta e Burgut të Spaçit, kjo pikë kulmorë në historinë e re të Shqipërisë dhe shqiptarëve, si rrallëkund në Europë meriton vëmendje, ndaj duhet që vlerat dhe mesazhet që përcjell ajo të ridimensionohen.

 

Sicred