KRYEFAQJA » LAJME » 45 mijë dokumenta të Kryqit të Kuq Shqiptar pritet të dixhitalizohen

45 mijë dokumenta të Kryqit të Kuq Shqiptar pritet të dixhitalizohen

45 000 dokumente arkivore të Kryqit të Kuq Shqiptar, të cilat datojnë nga viti 1921 kur u themelua për herë të parë e deri kur u mbyll nga regjimi Komunist në vitin 1969, tashmë do të dixhitalizohen për t’u ruajtur e shërbyer si material studimor. Marrëveshja e nënshkruar të premten në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe Shoqatës Shqiptare të Kryqit të Kuq.
Drejtori i Përgjithshëm i AQSH Ardit Bido, tha se “Dixhitalizimi do të kryhet në DPA që do ta mbajë një kopje dixhitale si dhe një kopje për KKSH”.
Artur Katoci, sekretar i përgjithshëm KKSH kujtoi se “Bëhet fjalë për shoqatën më të vjetër humanitare në vend dhe kjo mundësi që na ofron AQSH na bën të lumtur dhe na ndihmon. Shumë shpejt do të jetë 100 vjetori i KKSH që është ngjarje e rëndësishme” tha ai.
Procesi i dixhitalizimit të dokumentave parashikon të marrë rreth 1 vit kohë.

Sicred