KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » 440 milionë euro për masterplanin e gazifikimit
TAP nis procesin e konsultimit për kodin e tij të rrjetit

440 milionë euro për masterplanin e gazifikimit

Shqipëria po përgatitet të instalojë rrjetin e gazifikimit pas vënies në funksion të TAP, Gazsjellësit Trans Adriatik. Deri tani kanë përfunduar 70 përqind e punimeve. Qytetet e para që do të përfitojnë gaz janë Vlora, Fieri dhe Ballshi. Masterplani i gazit i miratuar së fundmi nga qeveria parashkon zgjerimin e hartës se gazifikimit në nyje të tjera të rëndësishme të vendit, nga veriu në jug. Ky rrjeti i shpërndarjes llogaritet të kushtojë 440 milionë euro. Sipas masterplanit të gazit, dokument i miratuar së fundmi nga qeveria, janë 3 linja prioritare të transmetimit dhe shpërndarjes të gazit në tregun shqiptar. Burim kryesor furnizmi me gaz do të jetë gazsjellesi TAP, kurse gazsjellesi tjetër IAP që do të çojë gazin nga stacioni i Fierit drejt Malit të Zi dhe Kroacisë pritet të jetë shtylla kryesore e transmetimit.

Sicred