KRYEFAQJA » LAJME » 360 zjarre pa autorë në Fier
360 zjarre pa autorë në Fier

360 zjarre pa autorë në Fier

Një zjarr i fuqishëm i rënë një ditë më parë në Peshtan, dhe Levan të Fierit ka djegur një siperfaqe prej gati 30 ha pyll me pisha dhe shkurre. Zjarri u shua pas pesë orë përpjekjesh nga forcat e zjarrfikësve të Fierit , Patosit dhe Albpetrolit, por edhe ndihmës së ushtrisë.
Megjithë takimet, sensibilizimin dhe paralajmërimeve të vazhdueshme të policisë dhe prokurorisë për të ndalur zjarret në qarkun e Fierit, ato janë të pranishme. Qindra vatra janë pa autor dhe pa sqaruar shkaqet e rënies. Sipas statistikave numri i zjarreve këtë verë në qarkun e Fierit i kalon 360 vetëm për periudhën e verës. Dëmet e shkaktuara prej tyre ende nuk janë vlerësuar.