KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » 3 Musketjerët; Rock dhe simfoni
3 Musketjerët, Rock dhe simfoni, koncert, kulture, muzike

3 Musketjerët; Rock dhe simfoni

Çfarë ndodh kur muzika rock vishet me nota klasike?! Në skenë vershon një vullkanik ndjesish dhe përjetimesh. I tillë premton të jetë edhe koncerti 3 musketierët që bashkon me orkestrën simfonike te Radio Televizionit Shqiptar këngëtarët që kanë shkruar historinë e muzikës shqiptare në pranverën pas rënies së regjimit komunist. Elton Deda, Aleksandër Gjoka dhe Redon Makashi bashkohen jo thjesht për ringjalljen e nostalgjisë së muzikës që i ka rezistuar kohës. Elton Deda shprehet kështu: “Ajo që i reziston kohës është vërtetë muzika e mirë dhe përderisa këngët tona vazhdojnë të mbledhin fansa kjo tregon që i kanë rezistuar kohës. Kjo sepse ne nuk kemi bërë muzikë vetëm sepse duhet bërë në një mënyrë të caktuar por sepse jemi bazuar te pasioni dhe frymëzimi jonë.” Redon Makashi vijon: “ Ky është rikthimi i tre mosketierëve, por ndryshe këtë herë, pasi do të vijmë me këngë rock të përziera me muzikë klasike.” Aleksander Gjoka bie dakort me parafolësit dhe thotë se: “ Në koncertin tonë do të vijnë fansat e muzikës së vërtetë, ata që na duan dhe do të na duan gjithmonë.” Koncerti që do të mbajë perlat e repertorit të 3 musketjerëve është një rikthim tek instrumenti shkrirë me orkestrën e cila ka qenë mbeshtetësja e parë e këtyre këngetarëve në Festivalet e RTSh-së. Elton Deda vijon: “ Fakti që muzika klasike do të miksohet me muzikën rock është shume i bukur, mbi të gjitha sepse ekziston ajo kimia e duhur mes artistëve. Mendoj se kjo do të jetë një atë magjike.” E nëse jeni mesuar me grupe të famshme rocku që luajnë përkrah orkestrave gjigande simfonike për herë të parë këtë ndjesi me muzikën shqiptare rock do të mund ta përjetoni falë këtyre artistëve të talentuar që ju presin më datë 15 Maj në Pallatin e Kongreseve për të kënduar këngët më të bukura bashkë me ta.