KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shmanget një tjetër tragjedi në Libi, shpëtohen 270 emigrantë

Shmanget një tjetër tragjedi në Libi, shpëtohen 270 emigrantë

Të paktën 270 emigrantë u shpëtuan në pjesën perëndimore të bregdetit të Libisë. Në një deklaratë të zëdhënësit të Forcave Detare pranë Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë , thuhet se forcat e sigurisë detare kanë shpëtuar 270 emigrantë, mes të cilëve ndodheshin 11 fëmijë dhe 80 gra. Zedhenesi tha se emigrantët me prejardhje nga Eritrea, Sudani i Jugut, Egjipti, Komoret dhe Bangladeshi, pas ndihmës së dhënë janë dorëzuar në njësinë e luftës kundër emigrimit të paligjshëm. Si pasojë e fundosjes së një anijeje me emigrantë, ditë më parë humbën jetën tre persona, ndërsa 16 të tjerë janë shpëtuar. Ndërkaq ishte njoftuar se më shumë 100 persona janë zhdukur. Sipas burimeve lokale dhe ndërkombëtare, në Libi ndodhen emigrantë nga 24 shtete. Prej tyre, 95% janë migrantë afrikanë që synojnë të kalojnë në Evropë përmes detit Mesdhe.

Sicred