KRYEFAQJA » LAJME » 26 vjetori i pavarësisë së Maqedonisë
26 vjetori, i pavarësisë, së Maqedonisë

26 vjetori i pavarësisë së Maqedonisë

26 vjetori i pavarësisë së Maqedonisë po shënohet me aktivitete të shumta, ndërsa manifestimi qendror është mbajtur me një tubim para selise se Qeverisë me moton “Maqedonia e lirë-jeton e lirë” ku para te pranishmeve kryeministri, Zoran Zaev foli për të kaluarën dhe të ardhmen e vendit, të cilin siç tha e pret e ardhme më e mirë. Më 8 shtator të vitit 1991, u organizua referendumi për pavarësi, i cili u bojkotua nga shqiptarët pasi Kushtetuta e percaktonte Maqedoninë vetëm si shtet të maqedonasve, për dallim nga Kushtetuta komuniste e vitit 1974, sipas të cilës edhe shqiptarët ishin popull shtet-formues me të drejta të barabarta me maqedonasit. Kushtetuta ishte vlerësuar si gjenerator i shumë krizave që e përcollën Maqedoninë deri në shpërthimin e konfliktit në vitin 2001, konflikt ku që u mbyll me një marrëveshje paqësore, që çoi në ndryshimin e Kushtetutës me një ripercaktim të ri të Maqedonisë, por sërish me probleme edhe 16 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, para se gjithash ato që kanë të bëjnë me gjuhën shqipe dhe të drejtat tjera kolektive të popullatës shqiptare, e cila sipas të dhënave statistikore përbën 25 për qind të popullsisë dy milionëshe.

Sicred