KRYEFAQJA » LAJME » 2500 Forca policore monitorojnë protestën

2500 Forca policore monitorojnë protestën

Më shumë se 2500 forca policie janë angazhuar në monitorimin e protestës së opozitës. Që prej orëve të para të mëngjesit të gjitha rrugët që të çojnë drejt çadrës, janë bllokuar nga kordonë me policë dhe mjetet duke blinduar rrugët dhe institucionet e rëndësisë së vecantë. Kordoni i policëve që ndan turmën e protestuesve nga institucioni i kryministrisë , janë të pajisur me maska kundra gazit, ndërsa forcat e ndëryrjes së shpejtë, janë stacionuar larg vendit ku mbahet protesta e demokratëve. Drejtues të lartë të policisë thanë se janë marr të gjitha masat për të parandaluar çdo lloj incidenti që mund të gjenerojë në dhunë. Mes mjeteve të blinudara janë stacionuar edhe autoambulanca. Pak orë para protestës, mbi 20 persona me preçedentë penalë apo me prirje radikale janë ndaluar nga policia. Edhe pse nuk konfirmohet zyrtarisht, burime policore thonë se në drejtorin e policisë është shoqëruar edhe nje marins amerikan i cili ka hyrë në vendin tonë më datë 2 maj. Sipas raportimeve në media ditët e fundit, ky marins po trajnonte aktivistë të opozitës për protestën e sotme. Mësohet se ai po merret në pyetje nga agjentë të antiterrorit.

Sicred