KRYEFAQJA » LAJME » 25 Gusht, nis shpërndarja e teksteve shkollore

25 Gusht, nis shpërndarja e teksteve shkollore

Shpërndarja e teksteve shkollore këtë vit do të nisë më 25 Gusht e do të zgjasë deri më 10 Shtator. Prindërit nga e premtja e kësaj jave do të mund ti sigurojnë librat pranë njësive tregtare që ndodhen pranë instuitucioneve arsimore, por edhe pranë shkollave për të cilat është rënë dakort që ambjentet e tyre të shrytëzohen për shitjen e teksteve shkollore. Përgjegjësi për arsimin parauniversitar Dritan Sallaku ka sqaruar se ndryshe nga një vit më pare janë marrë të gjitha masat që tekstet të komplentohen me pullën me hologamë me qëllim që të mos ketë vonesa në shpërndarjen e tyre. Kategoritë që përfitojnë libra falas janë disa, por e rëndësishme për to është që të mos harrojnë të marrin faturën për tekstet për të cilat kanë shpenzuar, me qëllim që të përfitojnë nga kompensimi. Ndërsa për sa i përket çmimeve, ato nuk do tëndryshojnë, madje parashikohen të jenë të njëta me ato të një viti më parë.