KRYEFAQJA » LAJME » 2018, BE 60 vjeç. Shqipëria 40 vjet për t’u bërë anëtare!
2018, BE 60 vjeç. Shqipëria 40 vjet për t’u bërë anëtare!

2018, BE 60 vjeç. Shqipëria 40 vjet për t’u bërë anëtare!

Një student që në dhjetor të vitit 1990 ka dalë në protesta për rrëzimin e regjimit komunist me thirrjen: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ka shumë të ngjarë që ëndërrën e tij ta shohë të realizuar ditën që do të marr librezën e pensionit.

Nëse një polaku iu deshën 15 vjet për të parë vendin e tij anëtar të BE-së, një bullgari 17 vjet, një kroati 13 vjet dhe një finlandezi vetëm 5 vjet, për shqiptarët tashmë kanë kaluar 28 vjet! Në një rast fatlum duhen së paku edhe 10 vite të tjera. Pra afërsisht 40 vjet. Ndërkohë që BE këtë vit feston 60 vjetorin e krijimit.

A ja ka vlejtur kjo pritje e gjatë?

Në mungesë të një rruge më të mirë- BE mbetet e “vetmja rrugë”.

Durimi nuk është një nga veçoritë më të spikatura tonat. Shqiptarët nuk kanë pritur shumë nga qeveritë. E kanë zgjidhur individualisht “integrimin në familjen europiane”. Qindra mijëra emigrantë përgjatë 3 dekadave tashmë janë qytetarë të vendeve të BE-së! Vetëm për vitin 2016, 67 500 shqiptarë përfituan shtetësinë e një vendi të Bashkimit Europian.

Çfarë mbetet për të bërë?

17 prilli 2018 është një ditë e rëndësishme, në rrugëtimin e gjatë drejt BE. Komisioni Europian ka rekomanduar sërish (pas tetorit të 2016) hapjen e negociatave, bisedimeve të Shqipërisë me Unionin. Do të jetë Këshilli i Ministrave të BE-së që në qershor do të thotë se kur do të hapen negociatatat!

Çfarë do të thotë: hapje negociatash? Dhe çfarë do të negociohet. Në të vërtetë a ka gjë për të negociuar apo thjesht duhen përveshur mëngët për të bërë detyrat e shtëpisë?!

Momenti hapjes së negociatave është dhe nisja e transformimit total të vendit. Janë 35 kapituj që “negociohen”: lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve, kapitalit, bujqësia, transporti, konkurrenca, mjedisi, pronësia intelektuale, shëndetësia, arsimi, mbrojtja e konsumatorit etj.

Me dy fjalë: Vendosje standartesh!

Ligjërimi deritanishëm ka qenë: Do të shkojmë në BE. Ajo që kërkohet dhe ajo që pritet të ndodhë është: Ndërtimi i BE-së në Shqipëri.

Lutfi Dervishi për emisionin “Përballë”

Sicred