KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » 2017, për herë të parë i mbarë në të hyrat fiskale

2017, për herë të parë i mbarë në të hyrat fiskale

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Taksave bën të ditur se plani i të hyrave fiskale për muajin maj është realizuar dhe tejkaluar. Treguesit pritet të realizohen dhe tejkalohen edhe në muajin qershor, duke shënuar një 6 mujor të rrallë të të ardhurave. Kjo dhe për faktin se ky është një vit elektoral. Nëndrejtori i përgjithshëm i Tatimeve dhe Taksave Xhavit Curri thotë për RTSH se është hera e parë në historinë e administratës tatimore që në periudha zgjedhjesh të realizohet programi i të ardhurave.
Viti më i mbarë duket se ka qënë 2008-a me 24,5 përqind të ardhura të mbledhura në raport me GDP. Por viti 2017 duket se ia kalon. Sipas zotit Curri realizimi i të ardhurave tatimore që nga muaji janar e deri tani janë realizuar në masën 100 përqind. Çdo muaj kemi patur tejkalime nga 2-3 përqind, shton ai.
Për zotin Curri edhe muaji qershor po vazhdohet me të njëjtin temp. “Ne parashikojmë që edhe detyrat e muajit qershor dhe si gjashtë mujor ti realizojmë në mënyrë të kënaqshme”.
Analistët nuk kanë ende një mendim të konsoliduar lidhur me faktorët që kanë ndikuar. Opinioni i përgjithshëm lidhet me faktin që 2017 është viti i parë elektoral që nuk ka arritur të prekë në rënie ekonominë shqiptare, sa i përket ecurisë së të hyrave fiskale.

Sicred