KRYEFAQJA » LAJME » Bota » 20 vjetori i vdekjes, homazhe për princeshën Diana

20 vjetori i vdekjes, homazhe për princeshën Diana

20 vjetori i ndarjes nga jeta i princeshës së Wellsit Diana përkujtohet sot në Britani. Njerëzit kanë filluar të vendosin buqeta me lule, fotografi dhe mesazhe personale në portat e Kensington Palace. 31 gushti shënon dy dekada që kur princesha Diana vdiq në një aksident automobilistik në Paris. Princat Uilliam dhe Harry e nderuan të ëmën në Kensington Palace, në shtëpinë e saj të mëparshme, duke vizituar një kopsht ku ajo do të shëtiste gjithmonë. Ndryshe nga 10 vjetori i vdekjes kur u mbajt një ceremoni e madhe përkujtimore ku morën pjesë Mbretëresha Elizabeta e 500 të ftuar homazhet me rastin e 20-vjetorit do të jenë të thjeshta e personale. Ndërkohë që në Francë dy dekada më vonë, tuneli Alma në Paris mban ende shenjat e ngjarjes tragjike që tronditi botën, vdekja e princeshës Diana. Skulptura e flakës, e cila qëndron mbi vendin ku limuzina e Lady D u përplas natën mes 30 dhe 31 gushtit të vitit 1997, u krijua si një imitim i statujës së Lirisë në Nju Jork. Por që prej asaj dite ajo u kthye në një memorial për atë që njihej si “princesha e popullit”.

Sicred