KRYEFAQJA » LAJME » Bota » 2 shpërthime me bomba përgjaken sot Egjiptin

2 shpërthime me bomba përgjaken sot Egjiptin

Dy shpërthime të fuqishme me bomba përgjaken sot Egjiptin. Të paktën 26 njerez humben jetën dhe 70 të tjerë u plagosen në nje shpërthim që ndodhi sot në mëngjes në një kishë në veri të Egjiptit. Shpërthimi ndodhi në kishën ‘Shën Gjergji’ në qytetin Tanta në rajonin e Deltës së Nilit. Bilanci i viktimave mund të rritet, pasi mes të plagosurve ka shumë në gjendje të rëndë. Pak më vonë, nje shpërthim i dytë në kishën Shën Marku në qytetin e Aleksandrisë la të paktën 6 të vdekur e mbi 60 të plagosur. Shpërthimet ndodhen në kuader të shënimit të festës së krishterë të hyrjes së Jezu Krishtit në Jerusalem. Edhe në fund të dhjetorit të vitit të kaluar në Egjipt ndodhi një sulm i ngjashëm me bombë në një kishë në Kajro ku u vranë të paktën 25 persona. Në Egjiptin me 92 milione banore, rreth 10 % janë të krishterë. Egjipti ka përjetuar një valë sulmesh nga militantët islamikë që prej vitit 2013, kur ushtria rrëzoi nga pushteti presidentin Mohamed Morsi, i pari udhëheqës i zgjedhur nga populli i cili vinte nga radhët e “Vëllazërisë Myslimane”, e më pas ndërmori një nismë spastrimi ndaj militantëve islamikë.

Sicred