KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » 1qershori, fëmijët hyjnë në institucionet shtetërore

1qershori, fëmijët hyjnë në institucionet shtetërore

Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, institucionet shtetërore kanë hapur dyert për të dëgjuar zërin e tyre. Presidenti i Republikës Ilir Meta, priti në oborrin e presidencës një grup fëmijësh nga shkolla të ndryshme të vendit, të cilëve u premtoi më tepër përpjekje për të mbrojtur dhe respektuar të drejtat e tyre, ndërsa u drejtoi edhe ndonjë këshillë. “Të mesoni sa më shumë sepse vetëm në këtë mënyrë do të arrini të përmbushni ëndrrat dhe dëshirat tuaja.” Edhe në Kuvendin e Shqipërisë u zhvillua një séancë e veçantë, gjatë të cilës në vendet e deputetëve u ulën fëmijët. Në një atmosferë krejt ndryshe nga ajo e seancave plenare, fëmijet prezantuan gjetjet e një raporti të përgatitur nga rrjeti “Zëri i të Rinjve të Shqipërisë”, si dhe dhane disa rekomandime. Kryeparlamentari Gramoz Ruçi, garantoi hartimin e një kuadri ligjor që siguron mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Edhe në Drejtorinë e Policisë së Tiranës u zhvillua një aktivitet me rastin e 1 Qershorit, ku morrën pjesë fëmijët e punonjësve të Policisë të rënë në krye të detyrës, për të cilët u shpërndanë edhe dhurata.

Sicred