KRYEFAQJA » LAJME » 193 persona të strehuar në qendrat sociale të Tiranës

193 persona të strehuar në qendrat sociale të Tiranës

193 personat që janë strehuar në qendrat sociale të Bashkisë së Tiranës i janë nënshtruar edhe kontrollit mjekësor. Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte i pranishëm në një prej qendrave sociale, në atë të Kombinatit. Ai tha se pas tejkalimit të situatës emergjente, do të vlerësohet mundësia për t’i dhënë zgjidhje afatgjatë nevojave të njerëzve të strehuar në qendrat sociale. “Jam shumë i prekur nga të gjithë historitë që kam dëgjuar ku kontakti i parë me mjekun për shumë prej tyre që janë në moshën 40,50 apo 60 vjeç ka qënë në fakt ky rast. Kush ka nevojë për kontroll më të avancuar mjeksor të vazhdoje të ndiqet,kush ka nevojë për asistencë sociale të vazhdoje të ndihmohet, kush ka nevojë për punësim të vazhdoje të asistoje dhe kush ka nevojë për shtëpi le ti bashkohemi në proçesin e gjetjes së një banese afatgjatë për të zgjidhur proçesin e strehimit” tha kryebashkiaku Veliaj. Policia bashkiake gjatë këtyre ditëve të ftohta ka shoqëruar në ambjentet e 7 qendrave sociale njerëz në situatë rruge. Atyre u është ofruar strehim dhe ushqim.

Sicred