KRYEFAQJA » LAJME » 19 vjet nga Marrëveshja e Parisit për Kosovën

19 vjet nga Marrëveshja e Parisit për Kosovën

Më 18 Mars të vitit 1999 RTSH nëpërmjet gazetarit Asllan Bajrami transmetoi drejtëpërdrejtë nga Parisi lajmin se delegacioni shqiptar do të firmoste Marrëveshjen Kalimtare 3 vjeçare për Vetqeverisje të Përkohshme në Kosovë. Gjashtë ditë më vonë, më 24 Mars 1999, NATO goditi objektet ushtarake serbe në Kosovë dhe në Serbi.
Marrëveshja e Parisit, pasoi Konferencën e Rambujesë (6 shkurt – 23 mars 1999) e inicuar nga Grupi i Kontaktit me ndërmjetës Kristofer Hill (SHBA) dhe Volfgang Petriç (BE). Emocionet e atyre ditëve i përcjell vetë gazetari protagonist Asllan Bajrami.

Sicred