KRYEFAQJA » LAJME » 16 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, Ali Ahmeti flet për RTSH

16 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, Ali Ahmeti flet për RTSH

Në zhvillimet e fundit në Republikën ish jugosllave të Maqedonisë, faktori shqiptar u ndje fuqishëm me kërkesat immediate, të lëna pas dore që nga Marrëveshja e Ohrit.
Bashkimi i atij faktori përshpejtoi atë pikë të fundit që ishte lënë pas dore nga kjo marrëveshje, të firmosur nga BE, SHBA e NATO, për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, të gjuhës që përdoret sot nga 20 përqind e popullsisë në Republikën e Maqedonisë. Etapat në zhvillim për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni, për t’u përdorur në të gjitha institucionet politike e qeverisëse mesa duket janë në rrugë të mbarë.
Për këtë problem madhor për fatin e shqiptarëve në të ardhmen, u prononcua në një intervistë ekskluzive për Televizionin Shqiptar, një nga personalitetet politike të partive shqiptare në Maqedoni zoti Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim BDI. Materiali është përgatitur nga gazetarja Mira Shkurta dhe operatori Naun Lasku.

Sicred