KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » 150 vjetori i lindjes së Ndre Mjedës në Bibliotekën Kombëtare
Ndre_Mjeda, 150 vjetori, tryeze, akademik, shkrimtar, poet, mirela kumbaro, kulture

150 vjetori i lindjes së Ndre Mjedës në Bibliotekën Kombëtare

Një nga lirikët më të shquar, më romantiku dhe më ëndërruesi i poezisë shqipe, Ndre Mjeda është kujtuar në 150-vjetorin e lindjes përmes një tryezë shkencore ne Biblioteken Kombetare. Duke e konsideruar një figurë unike në llojin e vet, Mjeda vazhdon të tërheqë vëmendjen e studiuesve, një prej të cilëve është dhe Sabri Hamiti. Ai ishte dhe i ftuari i nderit në tryezën në fjalë me temë “Rilexime të Mjedës” bashkë me monografinë më të fundit mbi poetin klasik “Ndre Mjeda”. Ndre Mjeda ishte teolog, poet, shkrimtar e gjuhëtar. Kritika e ka cilësuar Mjedën “mjeshtër të pashembullt të formës e gjuhës poetike dhe tingëllimit në shqip”. Vaji i Bylbylit, “Juvenilja”, poemat Liria, Lissus, Scodra, Andrra e Jetes” Shkoll e Jet”, janë kryeveprat që ai i la letërsisë shqipe. Kontributet e Mjedës janë dhe në Politikë. Ai njihet si hartuesi i rregullores së parlamentit të parë shqiptar, shkruar prej tij në vitin 1923.

Sicred