KRYEFAQJA » LAJME » 14 Mars, Përurohet rehabilitimi i Pazarit të Ri

14 Mars, Përurohet rehabilitimi i Pazarit të Ri

Sot është dita e fundit e punimeve për rehabilitimin e pazarit të ri, i cili do të përurohet më 14 Mars, Ditën e Verës. Arkitektja Ilda Qazimllari, përgjegjëse e sektorit pranë drejtorisë së punëve publike në bashkinë e Tiranës, e cila ka ndjekur punimet thotë se në disa godina është ruajtur origjinaliteti e në të tjera janë ndërthurur elemente modern. Pjesë e ndërhyrjes ka qenë dhe unifikimi i fasadave. Pazari i ri do të jetë një zonë pedonale. Në të do të ketë edhe një hapsirë të posaçme rekreative, që do të mund të shfrytëzohet në çdo kohë të ditës. Sa i përket pjesës së tregtimit. në markatën e fruta-perimeve do të akomodohen 120 tregtare, të cilët do të paguajnë një tarife prej 2500 lekë në muaj/vend. Ajo që dikur ka qenë markata e mishit dhe peshkut, pas rikonstruktimit do të kryejë me shumë funksione. 750 mijë lekë/m2 në muaj do të paguajnë tregtarët që do të vendosen në këtë hapsirë. Gatimet tradicionale dhe dyqanet e artizaneve pritet ta kthejnë pazarin e ri në atraksion edhe për turistët. Projekti me vlerë 544 milion lekë u financua nga fondi shqiptaro-amerikan i zhvillimit dhe Bashkia e Tiranës.

Sicred