KRYEFAQJA » LAJME » Bota » 14 DITË BURG PËR ISH-NDIHMËSIN E TRUMP

14 DITË BURG PËR ISH-NDIHMËSIN E TRUMP

Ish-ndihmësi i fushatës së Donald Trump, George Papadopoulos, është dënuar me 14 ditë burg në lidhje me çështjen e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Papadopoulos u deklarua fajtor në tetor, pasi u vërtetua se kishte gënjyer agjentët e FBI-së. Mueller kishte kërkuar 6 muaj burg për të. Sipas memorandumit të Mueller për gjyqtarin, Papadopoulos gënjeu për kontaktet e tij me njerëz që pretendonin se kishin lidhje me zyrtarët e lartë rusë, duke përfshirë takimin e tij me një profesor. “Krimi i të pandehurit ishte serioz dhe shkaktoi dëme në hetimin e qeverisë për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016”, thuhej në memorandumin e dorëzuar nga Mueller. “I pandehuri gënjeu për të fshehur kontaktet e tij me rusët dhe ndërmjetësit rusë gjatë fushatës dhe bëri deklaratat e tij të rreme ndaj hetuesve më 27 janar 2017, në fillim të hetimit, kur vendimet kryesore hetimore, duke përfshirë atë për intervistë dhe kur, ishin duke u marrë”, tha Mueller.

Sicred