KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » 13 të ndaluar për evazion fiskal, Rama paralajmëron : Mos luani me taksat se ju gjen belaja!
13 të ndaluar për evazion fiskal, Rama paralajmëron : Mos luani me taksat se ju gjen belaja!

13 të ndaluar për evazion fiskal, Rama paralajmëron : Mos luani me taksat se ju gjen belaja!

13 persona janë ndaluar dhe 12 janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për evazion fiskal me vlerë 18 miliardë lekë në dëm të shtetit. Të 25 personat figurojnë administratorë të subjekteve të dyshuara fiktive që kanë lëshuar fatura të falsifikuara për subjekte të treta. Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal për veprën penale të krijimit të skemave mashtruese me qëllim kreditimin e tvsh, pas hetimeve të para hetimore të drejtorisë së Hetimit Tatimor të Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas operacionit duke paralajmëruar biznesin që mos luajë me taksat. “Ulja e taksave e lehtësimi tërësor i biznesit, synojnë dhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal! Arrestimi i një duzine shkelësish dhe shpallja në kërkim e një tufe tjetër nga biznesi i madh, për mashtrim me taksat, është mesazh i qartë: Mos luani me taksat se ju gjen belaja” shkruan zoti Rama në rrjetet sociale.

Sicred