KRYEFAQJA » LAJME » Bota » 13 ditë nga nisja e olimpiadës dimërore

13 ditë nga nisja e olimpiadës dimërore

Numërimi mbrapsht ka nisur tashmë për Lojërat Olimpike Dimërore “Pjongçeng 2018”. Edicioni i 28-të i atij që është padyshim festivali më i madh në planet i sporteve dimërore, do të ngrejë siparin më 9 shkurt në qytetit koreanojugor, për ta ulur atë 16 ditë më pas, më 25 shkurt 2018. Kjo do të jetë hera e dytë që Koreja e Jugut mirëpret një Olimpiadë, pas asaj verore të Seulit më 1988-ën dhe e para dimërorë. Në fakt, Pjongçengu është qyteti i tretë aziatik që e mirëpret këtë veprimtari madhore sportive, pas dyshes japoneze, Saporos më 1972-shin dhe Naganos më 1998-ën. Ky edicion i Lojërave Olimpike Dimërore do të përbëhet nga 102 gara të 15 disiplinave sportive, çka e bën  Pjongçengun të parën Olimpiadë që kapërcen numrin e 100 garave që japin medalje, ndërsa janë 4 disiplinat e reja që do të debutojnë në Kore të Jugut. Sikundër çdo veprimtari madhore sportive, edhe kjo Olimpiadë Dimërore do të sillet e gjitha për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Sicred