KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » 120 vjet nga numri i parë i revistes Albania

120 vjet nga numri i parë i revistes Albania

Ende sot 120 vjet nga dalja e numri të parë, revista Albania konsiderohet jo thjesht kryevepra e Faik Konicës por edhe gurthemeli i gazetarisë shqiptare. Ishte vetëm 20 vjeç kur ai e themeloi dhe botimet e para fillimisht u bënë në Bruksel e më pas në Londër. Ndërsa festimet për ditën botërore të librit vijojnë, historiani Dorian Koçi reflekton mbi nevojën e rishikimit të vlerës që ai botim kishte dhe ka ende sot për gazetarinë aktuale shqiptare. “ Edhe pse shpesh herë vet autori nuk binte dakort me ato që shkruanin ai ndiqte një rregull tjetër duke i respektuar të gjitha opinionet e mundshme dhe duke bërë të mundur çështje të mëdha të shqiptarëve të gjenin një trajtim të drejtpërsëdrejtë” tha Dorian Koçi drejtor i Muzeut Historik Kombëtar. Revista “Albania”, mbeti një nga organet kryesore të shtypit shqiptar të Rilindjes dhe me botimet e saj letrare, publicistike e enciklopedike dha një ndihmesë të çmuar në pasurimin e kulturës shqiptare në tërësi. “Shërbeu edhe si një njohje e vetvetës së vet shqiptarëve për veten e tyre por edhe si një prezantim shumë dinjitoz i shqiptarëve në momentet kur po përgatiteshin për të dalë në radhën e kombeve të qytetëruara dhe për të fituar pavarësinë e tyre politike” theksoi më tej Dorian Koçi. Koleksioni 12­ vjeçar i revistës Albania, me 126 numrat që u botuan gjatë viteve 1897­-1909, përbën kontributin me vlera të mëdha që la pas Faik Konica. Rubrikat e shumta publicistike, letrare, historike, etnologjike, sociologjike, gjuhësore, etj, të shkruara kryesisht prej penës brilante të vetë botuesit. Aty shkruhet në të dy dialektet e shqipes, nga Mit’hat Frashëri, Fan Noli, Gjergj Fishta, etj, të cilët në vitet më pas nxorën organet e tyre të shtypit, duke pasur për model pikërisht shkrimet e revistës “Albania” e sipas modelit te tij te lutjes: Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën mbyllur kur s’kemi gjë për të thënë.

Sicred