KRYEFAQJA » LAJME » 11 vatra zjarri në 24 orë

11 vatra zjarri në 24 orë

Temperaturat e larta në të gjithë Shqipërinë vazhdojnë të provokojnë zjarre të shumta. Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 11 vatra zjarri në Shkodër, Vlorë, Durrës, Elbasan, Berat, Tiranë, dhe Dibër. Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 87 zjarrfikës me 5 automjete, 40 forca vullnetare, 30 forca të pyjores si dhe helikopterë. Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm. Vatra zjarri ka në fshatin Lumzi, të Pukës, Lumbardhë të Fushë-Arrëzit e Reç në Malësinë e Madhe. Në qytetin e Poliçanit në një kodër me pisha ka rënë zjarr i cili ka rrezikuar azilin e pleqve. Për të shuar flakët është angazhuar edhe një helikopter. Zjarrfikëset në terren kanë punuar deri në orët e mbrëmjes për të shuar plotësisht vatrat e fshehura të zjarrit. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129.

Sicred